Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj

Mediale Vip

Rita Ora tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:00
Këngëtarja Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora u shfaq në publik e veshur me një kostum sportiv ngjyrë të zezë në rrugët Londrës.

31 vjeçarja, e kshte kombinuar kostumin me një palë atlete të verdha ‘New Balance’ dhe një kapele të zezë.

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë Shqiptare dha së fundmi një intervistë ku si rrallë herë më parë ku ka folur gjatë për fëmijërinë e saj, familjen dhe jetën privave.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, Rita foli për origjinën e saj dhe transferimin e prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite me parë, ku e cilësoi si një nga gjërat më të mira që ata kanë bërë ndonjëherë.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe siguruan jetesën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat