Në ditët e fundit të shtatzënisë, Andresa Ambrosio poston fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Andresa Ambrosio poston fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:14
Andresa Ambrosio

Andresa Ambrosio është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, të cilën e ka shijuar larg vëmendjes së publikut dhe syve kureshtarë. Nëna në pritje nuk u bë pjesë e Telebingos në ‘E diela shqiptare’ pas lajmit që publikoi gjatë verës.

Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse ishte në pritje të ëmbël. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule, ku mund ta dalloje lehtësisht barkun e rrumbullakosur. Pasi u zu ngushtë nga telefonata, Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. 

Tani që është në ditët e fundit, modelja dhe balerina braziliane dhe bashkëshorti i saj, Mirko, kanë rëalizuar një set fotografik shumë të veçantë. Disa foto të setit, Andresa dhe Mirko i kanë postuar edhe në profilet e tyre.

Andresa e zbuloi gjininë e bebushit disa kohë më parë, e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’. Surprizua u zbulua kur dolën tullumbace të vogla blu, duke konfirmuar kështu se Andresa do të bëhet nënë e një djali djali.

Image
Andresa Ambrosio
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat