“Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”/ Mesazhi i Gold Ag drejtuar fansave

Mediale Vip

“Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”/ Mesazhi i Gold Ag drejtuar fansave

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Gold Ag me familje

Këngëtari i njohur Gold Ag ose Arian Agushi, njihet për stilin unik të të kënduarit.

Goldi, pëlqehet nga shumë nga të gjitha moshat, ai sot publikoi një foto në Facebook, ku shihet se është duke i dhënë makinës.

Këngëtari bashkë me fotografinë ka edhe një mesazh mjaft të rëndësishëm për ndjekësit e tij, ai shkruan:  “Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.” Arian Agushi ose i njohur si Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.

Reperi ka zbuluar se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vogëlushin e tij dhe vuajtjet që kalon çdo nënë kur sjell në jetë një fëmijë. Këngëtari tregoi se u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë pasi ai është fëmijë i vetëm dhe tashmë djemtë do të kenë njëri-tjetrin.“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë.

Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat