Nick Cannon jep lajmin emocionues, aktori i njohur pritet të bëhet baba për herë të 12

Mediale Vip

Nick Cannon jep lajmin emocionues, aktori i njohur pritet të bëhet baba për herë të 12

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 08:23
Nick Cannon

Aktori i njohur, Nick Cannon pritet të bëhet baba për herë të 12-të.

Abby De La Rosa e cila tashmë është nëna e djemve binjakë 1-vjeçar të Cannon, Zion dhe Zillion konfirmoi se Nick është babai i fëmijës që pret.

Përmes një postimi në Instagram, Abby shkruante: “Një natë me një Peshore mund të kthehet në 3-4 vjet, ki kujdes. Një natë u shndërrua në katër vjet dhe tre fëmijë shumë shpejt”. Ditëlindja e Cannon më 8 tetor do të thotë se është një Peshore në Horoskop.

Në gusht, një tjetër partnere e tij Alyssa Scott konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e 11 të Cannon. Ndërkohë, aktori ka shtatë fëmijë të tjerë me katër gra të tjera. Duke qenë se ai ka fëmijë me disa gra të ndryshme gjatë viteve, ai vazhdoi të shpjegoi se megjithëse ai po përballet me kritikat, ajo nuk funksionon saktësisht në familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat