Calum Scott tregon se si një herë kënga e tij u lëshua gjatë takimit me një person që e njohu në Tinder

Mediale Vip

Calum Scott tregon se si një herë kënga e tij u lëshua gjatë takimit me një person që e njohu në Tinder

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:26
Calum Scott

Këngëtarit Calum Scott dikur dëgjoi një prej këngëve të tij hit gjatë një takimi me një të dashur të mundshëm që e kishte takuar në një aplikacion njohjesh online.

Artisti i dalë nga spektakli “Britain’s Got Talent”, 34 vjeç, i cili është një burrë homoseksual i hapur, kujtoi momentin gazmor në emisionin radiofonik të Novas “Fitzy & Wippa” këtë javë.

Atij iu kërkua nga prezantuesi të tregonte ‘vendin më të çuditshëm’ që kishte dëgjuar ndonjëherë të lëshohej muzika e tij, shkruan DailyMail.

“Ka qenë një herë kur isha në një takim… E kisha aranzhuar takimin në Tinder. Dhe unë shkova për të rezervuar tavolinën time… dhe ky djalë nuk e dinte kush isha unë”, – shpjegoi Calum.

Një nga hitet e tij filloi të lëshohej mbi altoparlantët dhe Calum ishte në pozicionin që po mundohej që personi me të cilin kishte dalë të mos e kuptonte.

“U ula dhe pastaj filloi refreni. Po mundohesha të haja bukën time”, tha ai duke qeshur teksa kujtonte momentin.

Calum u bë një emër i njohur në vitin 2015 ndërsa konkurronte në “Britain’s Got Talent”.

Pavarësisht se u rendit i gjashti në konkurs, vendasi në Mbretërinë e Bashkuar u bë kryesues i top-listave muzikore pasi publikoi ‘cover’-in e këngës “Dancing On My Own” të këngëtares pop Robyn, në vitin 2016.

Kënga pati një ringjallje këtë vit duke u bërë ‘himni jozyrtar i playoff-it’ për ekipin e bejsbollit Philadelphia Phillies.

Siç u raportua nga Billboard në tetor, “Dancing On My Own” ‘shënoi një rritje nga një sasi e papërfillshme ditore në gati 1,100 transmetime të kombinuara gjatë të shtunës dhe të dielës’.

Calum nënshkroi një marrëveshje me label-in “Capitol” në vitin 2017 dhe albumi i tij debutues, “Only Human”, u publikua vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat