Johnny Depp ka dy fjalë për Rihanna-n

Mediale Vip

Johnny Depp ka dy fjalë për Rihanna-n

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 20:02
Johnny Depp

Aktori i njohur, Johnny Depp u shfaq në ‘show’-n e Rihanna-s “Savage x Fenty”. Jo vetëm kaq por Depp falënderoi në rrjete sociale këngëtaren e njohur.

“Faleminderit Rihanna “Savage Fenty Show Vol.4” Tani del në Prime Video”, shkroi aktori i njohur.

Në klip, Depp shfaqte emocionet e tij përpara kamerës.

Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, avokaten që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër “The Sun” në 2018.

Një burim konfirmoi për “People” se ylli i “Pirates of the Caribbean”, 59 vjeç, dhe avokatja me bazë në Londër , 37 vjeç, i kanë dhënë fund romancës së tyre. Ende nuk është bërë arsyeja e ndarjes së çiftit.

Një burim i brendshëm i tha më parë TMZ se Depp dhe Rich ishin të lidhur në mënyrë romantike, por jo diçka serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat