Pasi mori pjesë në spektaklin e Rihannës, Johny Depp ka dy fjalë për këngëtaren

Mediale Vip

Pasi mori pjesë në spektaklin e Rihannës, Johny Depp ka dy fjalë për këngëtaren

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 00:12
Johny Depp, Rihanna

Aktori i njohur, Johnny Depp u shfaq në “show”-n e Rihanna-s “Savage x Fenty”, Depp falenderoi në rrjete sociale këngëtaren e njohur.

“Faleminderit Rihanna “Savage Fenty Show Vol.4” Tani del në Prime Video”, shkroi aktori i njohur.

Në klip, Depp shfaqte emocionet e tij përpara kamerës. Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, avokaten që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër “The Sun” në 2018.

Një burim konfirmoi për “People” se ylli i “Pirates of the Caribbean”, 59 vjeç, dhe avokatja me bazë në Londër , 37 vjeç, i kanë dhënë fund romancës së tyre. ende nuk është bërë arsyeja e ndarjes së çiftit. Një burim i brendshëm i tha më parë TMZ se Depp dhe Rich ishin të lidhur në mënyrë romantike, por jo diçka serioze.

Megjithatë, ylli i “Edward Scissorhands” dhe avokatja tërheqëse ia dolën ta mbanin të fshehtë për ca kohë para se lidhja e tyre të konfirmohej për publikun. Rich mori pjesë në gjyqin fitimtar të Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard në Virxhinia gjatë verës me sa duket duke u fshehur.

Ajo nuk ishte një nga avokatet në këtë çështje, por thuhet se ishte vetëm atje për të mbështetur Depp. Pasi u publikua lajmi për romancën e tyre, u shfaqën foto të çiftit të atëhershëm që ndanin shikime dhe buzëqeshje me njëri-tjetrin nga brenda sallës së gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat