Vdes në moshën 66-vjeçare zëri i ‘Batman’

Mediale Vip

Vdes në moshën 66-vjeçare zëri i ‘Batman’

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:04
Kevin Conroy

Aktori Kevin Conroy është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. 30 vjet më parë, Conroy luajti Bruce Wayn, në seritë e animuara të filmit ‘Batman’ dhe vazhdoi të shfaqej më pas në një numër shfaqjesh televizive, filma artistikë dhe videolojëra.

Po ashtu, ai bëri zërin e superheronjve në videolojërat 'Arkham Knight' dhe 'Arkham City' dhe u shfaq në një episod të vitit 2019 të Batman.

Asistenti i aktorit, Steven Neibert, tha për BBC: “Komuniteti i zëdhënësve humbi një nga të mëdhenjtë. Jam plotësisht i shkatërruar, pasi kam punuar me të prej më shumë se 25-vjetësh.”

Edhe drejtori i aktorëve Andrea Romano tha: “Zemra e ngrohtë e Kevinit, e qeshura e thellë dhe dashuria e pastër e jetës do të jenë me mua përgjithmonë”.

Edhe aktorë të tjerë si Mark Hamill, i cili luajti armikun e Batman-it, The Joker në animacionet dhe videolojërat ‘Batman’, tha se Conroy ishte një nga vëllezërit e tij të preferuar në planet, “e doja si vëlla”.

Me mijëra fansa në të gjithë botën kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për këtë humbje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat