​Publikohet klipi i këngës për dëshmorët shkruar nga Rexhep Selimi

Mediale Vip

​Publikohet klipi i këngës për dëshmorët shkruar nga Rexhep Selimi

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:52
Ilustrim

Ish-deputeti dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka shkruar vargjet e këngës më të re “Ne jemi ti”, e cila këndohet nga djemtë e dëshmorit dhe nipat e Sef Mleqanit, Ismet dhe Shpetim Gashi.

Teksti është mjaft emocionues dhe ka pyetjet e djalit për babin e vet, por sjellë edhe dhimbjen e vuajtjen, e njwkohwsisht edhe krenarinë e djalit për babain e tij dëshmorë.

Përndryshe, Rexhep Selimi ka shkruar edhe tekste tjera të këngëve që janë mjaft të njohura për dëshmorët dhe luftën e UÇK-së.

Selimi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale, përveç që ka zë dhe ka kënduar disa këngë, ka një talentë të veçantë edhe sa i përketë pikturës, me të cilën po merret edhe në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat