Bora Zemani shtatzënë? Moderatorja zbulon gjithçka dhe tregon planet me Donaldin

Mediale Vip

Bora Zemani shtatzënë? Moderatorja zbulon gjithçka dhe tregon planet me Donaldin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:02
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Bora Zemani është përfolur përgjatë javëve të fundit për një shtatzëni të mundshme, pasi parashikuesja e fatit që kishte deklaruar se ajo do të ribashkohej me Donaldin tha në media se moderatorja është në pritje të një djali.

Ditën e djeshme ajo ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram dhe nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me këtë gjë.

Bora është pyetur nëse është apo jo shtatzënë, dhe përgjigja ka qenë mjaft e prerë: “Jooo”.

Image
Reagimi i Bora Zemanit

Fansat gjithashtu e kanë pyetur Borën nëse e ndjek emisionin e partnerit të saj Donaldit çdo të shtunë.

Ajo është përgjigjur pa rezerva duke theksuar se ky është rasti i vetëm kur në shtëpi kanë mundësi të mblidhen dhe të shikojnë një emsion të bukur bashkë.

Moderatorja ka ndarë edhe një foto të hershme me Donaldin të cilën nuk e kishte ndarë më herët me ndjekësit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat