Pas ndarjes nga Afrona, Blero shfaqet krah vajzës misterioze

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Afrona, Blero shfaqet krah vajzës misterioze

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:59
Blero Muharremi

Blero Muharremi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga Afrona Dika. Ishte vetë këngëtari që sqaroi njëherë e mirë se çfarë po ndodhte mes tyre, duke konfirmuar thashethemet e muajve të fundit, se ata i kishin dhënë fund martesës së tyre pas afro tre vitesh.

Mirëpo, ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit.

Ai ka publikuar një foto ku shihet nën shoqërinë e një vajze misterioze.

Image
Fotoja e postuar nga Blero

Ajo që vihet re është ngjyra e flokëve e vajzës në fjalë, bionde. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për Afronën e cila gjithashtu është bionde apo për dikë tjetër.

Këngëtari nuk ka zbuluar më shumë por postimin e ka shoqëruar me një zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat