Redon Makashi gjen dashurinë dhe fejohet në moshën 51-vjeçare, kush është koreografja që i rrëmbeu zemrën!

Mediale Vip

Redon Makashi gjen dashurinë dhe fejohet në moshën 51-vjeçare, kush është koreografja që i rrëmbeu zemrën!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Dukej se do mbetej “beqar i përjetshëm”, por këngëtari Redon Makashi ka gjetur dashurinë e tij dhe është fejuar në moshën 51-vjeçare me koreografen e njohur të baletit, Rexhina Çuko.

Çifti e kanë mbajtur të fshehtë romancën përgjatë gjithë kësaj kohe, por gjithçka është zbuluar pasi një foto e tyre ku balerina pozon krah Redon Makashit dhe mban unazën e fejesës në gisht, është bërë publike.

Redon Makashi dhe Rexhina Çuko duket se janë në ambientet e një lokali, ndërsa koreografja tregon për kamerën unazën e saj.Burime për intervista.al zbuluan se çifti janë fejuar, por vetë ata ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmet duke qëndruar të heshtur.

Si këngëtari ashtu edhe Rexhina Çuko janë mjaft hermetikë për jetën e tyre sentimentale dhe mundohen ta mbajnë gjithmonë private.

Megjithatë në një intervistë rreth një vit më parë 51-vjeçari Redon Makashi pranoi se ishte i dashuruar dhe kishte ardhur momenti që edhe ai të martohej.

Por artisti refuzoi të zbulonte në atë kohë identitetin e partneres që vetëm tani është bërë publik.Gjatë intervistës ai u shpreh se orët e beqarisë kanë përfunduar dhe ka ardhur koha për të provuar martesën.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

Redoni Makashi ka pranuar më parë se dëshiron të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku të jetojë me njeriun e zemrës, por s’dihet nëse e ka realizuar këtë dëshirë të tij.

Për Panorama Plus, i pyetur vite më parë rreth planeve të martesës, është shprehur: “Unë do martohem një ditë patjetër. Por mendoj se për të mbërritur atje, më duhet të bëj hapa të ngadaltë, por të sigurt. Asgjë konkrete s’mund të them tani, pasi do shprehem vetëm në momentin që do t’i bëj publike gjërat. Dhe këtë e bëj jo pa qëllim, por pasi kam dëshirë t’i hedh hapat ashtu si duhet, që pas një martese të mos ketë ndarje”.

Sa i përket planeve për tu bërë baba, ai ka deklaruar: ”Po na ikën mosha, por ka ende kohë për tu bërë baba. Prindërit e mi ma kërkojnë non stop duke më thënë se fëmija është mjalti i mjaltit. Jam i sigurt se kur të bëhem me fëmijë ata do më nxjerrin nga shtëpia mua dhe do të merren me të.”

Ndërsa Redon Makashi ka pohuar se do të ndjekë shembullin e prindërve të tij, të cilët në fillim sollën në jetë këngëtarin dhe më pas u martuan.

Image
Redoni dhe Rexhina

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat