Pas ndarjes nga Fatma Methasani, Alfio Rrotani “i jep lamtumirën” dhuratës së ish- partneres

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Fatma Methasani, Alfio Rrotani “i jep lamtumirën” dhuratës së ish- partneres

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:03
Alfio Rrotani

Alfio Rrotani pak ditë më parë, konfirmoi ndarjen nga Fatma Methasani.

Përmes një postimi  në rrjete sociale, ai sqaroi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej afro një viti por sipas tij, arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia.

 “Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi Alfio.

Së fundmi, ai ka bërë një tjetër veprim që vulos raportin me nënën e djalit të tij. Ai ka publikuar një fotografi të një motori duke shkruar “Bye Bye”. Siç shihet nga fotoja, bëhet fjalë për motorin që i ka dhuruar Fatma disa vite më parë. Alfio atëherë shkrujti: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve t’mi’ … Të dua”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat