Ermal Mamaqi: Kam pirë aq shumë ilaçe saqë, edhe kur teshtij shëroj dikë

Mediale Vip

Ermal Mamaqi: Kam pirë aq shumë ilaçe saqë, edhe kur teshtij shëroj dikë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:10
Ermal Mamaqi

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Ermal Mamaqi foli rreth librit të tij “Në garë me veten”.

Ermali thotë se ishte momenti që të gjitha ato që ka mësuar ti vendoste në  një libër.

Por cili është suksesi i vërtetë për Ermal Mamaqin?

Mamaqi thotë se gjithçka ka nisur në një moment të vështirë në jetën e tij.

Ermal Mamaqi: Ka qenë një moment i jetës sime që kam qenë shumë rëndë, janë këto momentet ku ti nuk qohesh dot nga krevati. Nuk do të bësh asgjë. Nuk do të të ndodhë asgjë, por i prek tokën. Dhe një nga këto momentet ka qenë kur unë mendoja se çfarë duhet të bëj dhe mora pjesë në një seminar motivimi  dhe pashë se çfarë bëhej. Pastaj kam ngrënë çdo lloj libri për zhvillimin personal, mund të kem lexuar 200 libra.

“Dhe nga ai moment më duket sikur kam qenë aq sëmur, kam pirë aq shumë ilaçe saqë më duket sikur tani edhe kur teshtij shëroj dikë”, tha me shaka Ermali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat