Mori kërcënime pas deklaratës, Erjola Doçi: Me malësorët jam mësuar

Mediale Vip

Mori kërcënime pas deklaratës, Erjola Doçi: Me malësorët jam mësuar

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:10
Erjola Doçi

Disa muaj më parë bëri xhiron e rrjetit një deklaratë e Erjola Doçit. Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, teksa po flitej për diferencat jug-veri, Erjola u shpreh se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi. Ndërkohë gjatë debatit ajo theksoi se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

E ftuar së fundmi në "Expuls", Erjola ka treguar se ka marrë kërcënime pas deklaratës.

"Kam marrë kërcënime, ju vinte keq, thonin ti do ndonjë malok, por unë me malokë jam mësuar", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat