Kjo këngëtare është artistja më e nominuar në historinë e Grammy: E gjeni dot cila?

Mediale Vip

Kjo këngëtare është artistja më e nominuar në historinë e Grammy: E gjeni dot cila?

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 23:59
Beyonce

Një konkurrencë e vogël mund t'i bëjë gjërat argëtuese për çiftet! Për Beyoncé dhe Jay-Z, kjo konkurrencë është në nivele "Grammy". Ata po konkurrojnë kokë më kokë se cili është artisti më i nominuar për çmimet Grammy. Në fillim ishte Jay-Z, por nga sot është Beyonce!

Po, Knowles-Carter sapo bëri histori si artistja më e nominuar në historinë e Grammy. Deri më tani ajo është nominuar për 87 çmime Grammy gjatë gjithë karrierës, duke tejkaluar rekordin e mbajtur më parë nga bashkëshorti i saj dhe duke e bërë artistja e parë femër që ka tejkaluar 80 nominime.

Mes shumë nominimesh të tjera, albumi i saj i ri, Renaissance, është i nominuar për albumin e vitit dhe albumin më të mirë të muzikës dance/elektronic.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende publikisht për këtë arritje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat