E deklaruan të vdekur në Twitter, aktori i njohur kërkon “sqarim” nga Elon Musk

Mediale Vip

E deklaruan të vdekur në Twitter, aktori i njohur kërkon “sqarim” nga Elon Musk

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Jimmy Fallon

Komediani dhe njëherësh prezantuesi televiziv Jimmy Fallon ka lajmëruar se është gjallë dhe në gjendje të mirë pasi një hashtag që sugjeronte se ai kishte vdekur u bë viral të martën mbrëma.

Për të ndihmuar në korrigjimin e mashtrimit për vdekjen e tij, drejtuesi i “Tonight Show” kërkoi ndihmën e Elon Musk, duke postuar në Twitter: “Elon, a mund ta rregullosh këtë? #RIPJimmyFallon.”

Musk nuk i është përgjigjur ende kërkesës së prezantuesit, megjithëse ndoshta kjo është për shkak se Fallon nuk e ka etiketuar atë në mënyrë specifike.

Musk, 51 vjeç, është përballur me një sulm problemesh që nga marrja në dorë e mediumit social , i cili tashmë u detyrua të pezullonte lançimin e tij në Twitter Blue pasi u shtuan imituesit e të ashtuquajturave llogari “të verifikuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat