Ka një arsye pse Kourtney dhe Travis puthen në këtë mënyrë

Mediale Vip

Ka një arsye pse Kourtney dhe Travis puthen në këtë mënyrë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:19
Kourtney dhe Travis

Pothuajse në çdo event, komentohet puthja e famshme, 'vulgare' dhe pasionante në të njejtën kohë, e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

Por së fundmi Kourtney ka shprehur një arsye se pse çifti puthet në këtë mënyrë:

"Nuk dua ta përlyej me buzëkuq dhe më e rëndësishmja, nuk dua të prish buzëkuqin tim, por gjithashtu nuk duam as të mos puthemi, kështu që... Kjo është arsyeja pse ne puthemi në atë mënyrë."

Duket se nuk do të heqin dorë asnjëherë nga kjo puthje...

Kourtney dhe Travis, të cilët u martuan në fillim të këtij viti - së fundmi sapo kanë blerë një shtëpi plazhi në Santa Barbara për 14.5 milionë dollarë.

Çifti i dashuruar mund të shijojë edhe pamjen e oqeanit, ndërsa janë vetëm disa minuta larg plazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat