Me qindra firma po mblidhen në mbështetje të aktores Amber Heard: 'U përdor për argëtim'

Mediale Vip

Me qindra firma po mblidhen në mbështetje të aktores Amber Heard: 'U përdor për argëtim'

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Amber Heard

Më shumë se 130 nënshkrues, duke përfshirë edhe shkrimtaren Gloria Steinem dhe organizata të njohura për të drejtat e grave, kanë publikuar një peticion në mbështetje të aktores Amber Heard, e cila humbi padinë për shpifje kundër Johnny Depp, ish-bashkëshortit të saj, në qershor të këtij viti.

Në letrën, e ndarë fillimisht nga NBC News, grupet feministe, duke përfshirë Organizatën Kombëtare për Gratë, shprehën mbështetje për Heard dhe dënuan bullizmin me të cilin ajo është përballur.

Grupe që trajtojnë ndërgjegjësimin për sulmet seksuale dhe dhunën në familje nënshkruan në peticion gjithashtu.

“Pjesa më e madhe e këtij bullizmi u nxit nga dezinformimi, mizogjinia dhe një mjedis i monetizuar i mediave sociale, ku akuzat e një gruaje për dhunë në familje dhe sulm seksual u përdorën për argëtim”, thuhej në letër.

Heard është përballur me një sulm abuzimi dhe talljeje, veçanërisht në mediat sociale, ku fansat e Depp e akuzuan atë se ishte duke gënjyer në lidhje me deklaratën e saj për dhunën në familje gjatë marrëdhënies me Depp. Çifti u divorcua në vitin 2017.

Pas një gjyqi shtatë-javor, Depp iu dha 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga një juri në Virxhinia, e cila më vonë u reduktua në 10.35 milionë dollarë.

Heard iu drejtua vendimit menjëherë pas gjyqit. Në një deklaratë, ajo tha se ishte “e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera.

Avokatët e Heard e kanë apeluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat