Brad Pitt lë pas EmRata-n dhe po del me një tjetër vajzë të njohur

Mediale Vip

Brad Pitt lë pas EmRata-n dhe po del me një tjetër vajzë të njohur

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:26
Brad Pitt, EmRata

Pasi nuk funksionoi me Emily Ratajkowski-n, dhe kjo e fundit po del me Pete Davidson, Brad Pitt po frekuentohet me dikë tjetër.

Aktori u pa duke u shoqëruar me trajneren e fitnesit Ines de Ramon të dielën në mbrëmje në një koncert në Los Angeles.

Dyshja thuhet se kanë mbërritur së bashku rreth orës 20:00, përpara se të takoheshin me disa nga miqtë e famshëm të Pitt - përfshirë Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Pitt, 58 vjeç, dhe de Ramon, 29 vjeç, u fotografuan duke u kapur pas njëri-tjetrit në fotot e marra nga Daily Mail.

Pas koncertit argëtues, Pitt u pa duke u larguar me Teslën e tij ndërsa de Ramon thuhet se u largua me truprojën e Pitt.

De Ramon u nda nga aktori Paul Wesley në shtator, pas gati tre vjetësh martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat