Konfirmohet romanca e Emily Ratajkowskit dhe Pete Davidson, çifti fotografohen të përqafuar në ditëlindjen e komedianit

Mediale Vip

Konfirmohet romanca e Emily Ratajkowskit dhe Pete Davidson, çifti fotografohen të përqafuar në ditëlindjen e komedianit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:25
Emily Ratajkowski

Modelja Emily Ratajkowski është në një romancë me Pete Davidson. Çifti janë kapur mat dukë u përqafuar në New York, ku shihen të veshur matchy-matchy.

Fotot vijnë disa ditë pasi nisën të qarkullonin thashethemet për një romancë mes tyre, ndërsa supermodelja mbante në dorë një dhuratë për ditëlindjen e 29-vjeçarit.

Kjo është dalja e tyre e parë publike si çift së bashku. Sipas dëshmitarëve, komediani mbërriti në apartamentin e modeles në West Village dhe Emily doli në rrugë që ta takonte.

Emily hyri në makinë dhe e çoi atë në një vendndodhje në Brooklyn, ku u panë duke shkëmbyer një përqafim shumë intim në një ndërtese banimi.Pete nuk mund ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra e tij ndërsa përqafoi modelen, përpara se ta çonte në korridorin e ndërtesës.

Pasi festoi ditëlindjen e Pete, Emily u rikthye në shtëpi në apartamentin e saj e vetme, duke mbajtur një shishe uji në dorë në vend të dhuratës që i kishte bërë të dashurit të saj.

Komediani është ndarë nga Kim Kardashian në gusht pas një romance 9 mujore. Lidhja me Kardashian erdhi pasi ai mori famë si i dashuri i Ariana Grandes.

Gjithashtu ka qenë në romanca me Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor.

Ndërkohë, Emily ishte në një lidhje së fundmi me DJ Orazio Rispo, me të cilin u pa duke u puthur në New York City muajin e kaluar, pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat