Marrëdhëniet e Pete Davidson me vajzat ikon të Hollywood-it qenkan një rast për t'u studiuar!

Mediale Vip

Marrëdhëniet e Pete Davidson me vajzat ikon të Hollywood-it qenkan një rast për t'u studiuar!

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:21
Pete Davidson me vajzat ikon të Hollywood-it

Vëmendja tek Pete Davidson! Një magnet për vajzat e bukura të Hollywood-it

Për ata që nuk janë mirëinformuar, komediani ka mjaft reputacion për takimet dhe lidhjet e tij romantike me vajza që janë ikona të së bukurës, veçanërisht Kim Kardashian, Ariana Grande - me të cilat ishte i fejuar për një kohë të shkurtër - Kate Beckinsale, Kaia Gerber, dhe tani me Emily Ratajkowski- ndoshta një nga vajzat më të bukura në planetin Tokë.

Çfarë e bën Pete kaq tërheqës?!

Hmmm, ai është i gjatë, humorist, që do të thotë se duhet të jetë disi argëtues, i famshëm, i sinqertë për betejat e tij në lidhje me shëndetin mendor, tjetër...?!

Sipas një eksperti të gjuhës së trupit, magnetizmi i 28-vjeçarit mund t'i atribuohet kryesisht "moshës së tij të fuqishme Alfa".

Gjithashtu vuri në dukje se Davidson ka kultivuar një reputacion për matjen e marrëdhënieve të tij "me muaj në vend të viteve", duke e bërë atë një opsion tërheqës - me fjalë të tjera, një kohë e mirë, jo një kohë e gjatë.

"Mënyra se si marrëdhëniet e tij janë pa ndonjë fund të dhimbshëm, ego-shtypëse, mund ta bëjë atë terapinë e përsosur "argëtuese dhe joshëse" për çdo grua që del nga një ndarje e dhimshme".

Eksperti dyshon gjithashtu se 'paqëndrushmëria' e Davidson, e bën atë një opsion tërheqës për gratë e profilit të lartë që duan të vënë në dukje një ndjenjë "seksi dhe rebelimi", e cila është bërë një një aksesor i kërkuar në tapetin e kuq.

Një tjetër element që kontribuon në statusin e Davidson si 'The Right Guy' mund të jetë vetë historiku i tij i lidhjeve. Prirja e tij tashmë e njohur për vajzat e suksesshme mund të jetë nënndërgjegjeshme për të ngjallur interesin e yjeve të tjerë, përmes një lente të "famës dhe statusit ".

Kush nuk do të ishte i interesuar për të dal me njeriun që sapo është ndarë nga Kim Kardashian?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat