Olta Boka rrëfen arsyen pse ‘u zhduk’ nga skena

Mediale Vip

Olta Boka rrëfen arsyen pse ‘u zhduk’ nga skena

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:34
Olta Boka

Pas një kohe të gjatë larg ekranit, Olta Boka është kthyer përsëri. Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj dhe ndryshimi më i rëndësishëm është që është bërë nënë.

E pranishme sot në Aldo Morning Show, Olta rrëfeu se kjo kohë larg vëmendjes ka qenë zhdukja e saj më e bukur dhe e ka shijuar shumë.

“E shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet titulli i të qenit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe qëllimet që kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër. Kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakteri im. Mendoj se kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar,” –u shpreh Olta.

Në fund, ajo shtoi se ky largim i përkohshëm i ka rritur më shumë dëshirën dhe dashurinë për muzikën. Këtë vit supozohej që Olta të ishte pjesëmarrëse në Këngën Magjike, por për disa arsye teknike pjesëmarrja është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat