E trishtë!/ Ndërron jetë në moshën 28- vjeçare këngëtari i njohur

Mediale Vip

E trishtë!/ Ndërron jetë në moshën 28- vjeçare këngëtari i njohur

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:44
Brandon Smith

Këngëtari i R&B Brandon Smith, ose ndryshe i njohur si B. Smyth ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Artisti ka ndërruar jetë si pasojë e mos frymëmarrjes për shkak të fibrozës pulmonare që vuante.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i këngëtarit në Instagram. Me anë të një videoje të postuar në rrjetet e tij sociale, Denzil , vëllai i interpretuesit, ka njoftuar të gjithë ndjekësve lajmin tragjik që i ka lënë të shokuar të gjithë.

“Sot, fatkeqësisht, më duhet të njoftoj se vëllai im ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të mos frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare”, thuhet në postim.

Denzil ka falënderuar ndjekësit e artistit për mbështetjen që i kanë dhënë vitet e fundit.

“Të gjitha ato video dhe postime të reja në TikTok dhe Instagram e bënë atë shumë, shumë të lumtur,” shtoi ai.

Sipas Denzil , gjatë muajve që ai ishte i sëmurë, këto gjeste dashurie e bënë B. Smyth të kishte “një proces më të qetë, i dha atij gjithë dashurinë dhe dritën që po dërgonit në rrjetet sociale, ai me të vërtetë e ndjeu”. Kënga e tij e fundit ishte “Twerkoholic Part 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat