Ema Andrea rrëfen përiudhën e vështirë të divorcit dhe marrëdhënien me ish-burrin

Mediale Vip

Ema Andrea rrëfen përiudhën e vështirë të divorcit dhe marrëdhënien me ish-burrin

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:45
Ema Andrea

Aktorja e famshme Ema Andrea ka rrëfyer periudhën e vështirë pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj, Kostandin Kapo, me të cilën ka edhe një vajzë, Sarën.

Ema Andrea tregoi se më e dhimbshme se sa ndarja me ish-burrin, ishte reagimi i shoqërisë që ka vrarë dyfish pasi e shndërroi si njeri, duke shtuar se “shumë prej këtyre persona sot guxojnë e rrinë përballë meje dhe më thonë më ndihmo se je figurë publike”.

Aktorja tha se njerëzit prisnin që ajo të rrinte në një qoshe e të kërkonte ndihmë, por theksoi se nëse do e bënte këtë i duhej të paguante një çmim aspak dinjitoz dhe e refuzoi.

Ajo rrëfeu se arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshortin nuk ishte as tradhtia dhe as dhuna, por sepse vendosën se nuk mund ta bënin më jetën e tyre bashkëshortore së bashku. Ema Andrea shtoi se me babain e Sarës ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe janë shokë me njëri-tjerin.

Ema Endrea: “99%  e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por  më i dhimbshëm se  divorci ka qenë reagimi i  shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort.

Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe me veten për të ridashur shoqërinë, apo për ta kuptuar.

Më është dashur mua të jem emfatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë.

Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike. E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk  thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor. Vazhdojnë të joshin dhe të orientojnë atë që unë e quaj publik, drejt asaj që nuk më përfaqëson. Janë disa zgjedhje të tua, që të takojnë vetëm ty, të cilat shoqëria jonë di t’i manipulojë për të lënduar.

Shoqëria pret një grua të përulur, të vetmuar, fajtore natyrisht që faji është gjithmonë tek gruaja, një shoqëri që kërkonte arsye që nuk ishin në raportin tonë, dhuna, tradhtia. Ishin të bindur për këto, s’kishte asgjë të tillë. Me babain e Sarës jemi shokë, nuk e di pse është çudi kur dy njerëz vendosin se nuk mund ta bëjnë më jetën e tyre bashkëshortore së bashku dhe pse fëmija rritet me gjithçka që munden të potencialisht ta bëjnë. Natyrisht nuk ka pasur një gjë të tillë në marrëdhënien tonë, por se di pse njerëzve nuk u pëlqejnë gjërat qytetare dhe të civilizuara, janë dëmtuar në profesion në raporte personale. Që të nesërmen erdhi reagimi.

Ndryshoi dhe përshëndetja, e di! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje, që nuk rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë.

Do kisha dashur ta bëja, por shpërblimi që duhej të jepja sepse më duhet të jetoja, të paguaja, të rrisja fëmijën time, nuk ishte një shpërblim dinjitoz, çmimi që duhet të paguaja nuk ishte dinjitoz. Nuk e kam bërë atë dhe s’do e bëj kurrë. Më ka hequr shijen e shumë personave që sot guxojnë e rrinë përballë meje dhe më thonë më ndihmo se je figurë publike. Më kanë hequr shijen, e kam dashur jetën dhe besoja tek e mira, me një besim të jashtëzakonshëm, nuk i kam shkuar kurrë banalitetit që ekziston në çdo raport. Kjo më ka vrarë dyfish se më shndërroi brenda vetes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat