Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: Kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie

Mediale Vip

Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: Kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 20:13
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka konfirmuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë. 

Pasi kohët e fundit është përfolur se po kalon një krizë në marrëdhënien e saj, Rudina u pyet në emisionin 'D-Night', nëse është ose jo lajm i vërtetë ndarja nga bashkëshorti.

Rudina u shpreh se ata ruajnë një respekt për njëri- tjetrin, duke treguar kështu se rrugët e tyre janë ndarë:

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin, e ia kemi transmetuar dhe vajzës, ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet t'i përballosh. Një dit do të dalë, e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa t'i bësh bisht”, u shpreh ajo në D-Night.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat