Arbana Osmani zbulon të tjera detaje nga Big Brother Vip Albania

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon të tjera detaje nga Big Brother Vip Albania

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:29
Arbana Osmani

Edhe pak kohë ngelet nga nisja e show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother Vip Albania”.

Rikthehet me edicionin e tij të dytë, lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani në një intervistë disa ditë më parë.

Ndërkohë, ajo ka publikuar  nga punimet e shtëpisë së re, që është në ndërtim e sipër.

Më pas Arbana ka treguar se stafi i “Big Brother Albania” është mbledhur dhe po punon për detajet e reja.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfe, të cilët përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë.“Lajme të mira? Lajme të këqija?”, ka shkruar Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente, teksa duket se të gjithë mezi po presin nisjen e lojës.

Arbana Osmani po shijon lidhjen e dashurisë me regjizorin Eduart Grishaj dhe është nënë e dy djemve dhe një vajze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat