“Era Istrefi më mendjemadhja”/ Menaxheri i VIP-ave nuk kursehet për këngëtaren

Mediale Vip

“Era Istrefi më mendjemadhja”/ Menaxheri i VIP-ave nuk kursehet për këngëtaren

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:58
Era Istrefi

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka zbuluar një anë tjetër të panjohur për këngëtaren shqiptare Era Istrefi.

I pyetur se cila është sipas tij artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar, Demika dha një emër: “Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi.

Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit”, u shpreh ai në emisionin ‘Glamour Zone’.

Pas një pauze disavjeçare, Era Istrefi i është rikthyer fuqishëm muzikës. Projektet e reja të këngëtares janë shndërruar menjëherë në hite, duke u bërë “fiksimi” i momentit, kryesisht për të rinjtë. Kënga më e fundit e artistes kosovare ishte “5AM” një bashkëpunim me reperin Buta. Por, duket se në rrjet kanë shpërthyer akuzat se kjo këngë është e vjedhur.

Një video është publikuar ku shfaqet kënga e këngëtares ruse, Alizade, që ngjason me muzikën e këngës më të re të Erës. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë kritikat se Era ka vjedhur dhe mbi të gjitha nga një artiste ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat