Kendall Jenner e bëri çiçin në kovë rrugës për në Met Gala

Mediale Vip

Kendall Jenner e bëri çiçin në kovë rrugës për në Met Gala

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:28
Kendall Jenner

Kendall Jenner i është dashur të përdorë një kovë që të urinonte gjatë rrugës për në Met Gala 2022. Në episodin më të fundit të “The Kardashians”, modelja ka rrëfyer se ishte nisur për në eventin më të madh të modës në maj dhe kuptoi se nuk mund ta mbante më gjatë urinën teksa ndodhej në furgon. Kendall tha se veshja e saj ishte aq e rëndë sa iu mor fryma vetëm për të mbërritur te furgoni.

Modelja kërkoi që dikush të vendoste muzikë teksa ajo ngriti fustanin për të vendosur kovën poshtë tij.

“Duhet të pi një gllënjkë ujë dhe të urinoj. Askush mos të më gjykojë”, i tha Kendall ekipit të saj të asistentëve. “Është shumë e sikletshme për këdo që do i duhet të merret me urinën time më vonë. Më falni”, tha ajo.

“Prada, më vjen shumë keq!”, u shpreh modelja 27-vjeçare para se të tregonte që kishte urinuar aksidentalisht në këmbët e saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat