Keqkuptime dhe zënka? Fero rrëfen detaje nga marrëdhënia me Arbenitën

Mediale Vip

Keqkuptime dhe zënka? Fero rrëfen detaje nga marrëdhënia me Arbenitën

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:40
Çifti Fero dhe Arbenita

Reperi Fero i ftuar në emisionin “Më lër të Flas” rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.

Ai u shpreh se partnerja e tij Arbenita e kupton në çdo çast dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

“Me Arbentinën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai.

Çifti Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill të vitit 2021. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Lidhja e këngëtarit Feron Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, me modelen Arbenita Ismajli u zbulua që në fund të vitit 2018, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të vitit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat