Partneri i Hueyda El Saied flet për vitin e parë pa të dhe forcën që i jep Gabrieli

Mediale Vip

Partneri i Hueyda El Saied flet për vitin e parë pa të dhe forcën që i jep Gabrieli

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Hueyda El Saied me partnerin

Në nëntor të vitit të kaluar, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo la pas një djalë, Gabrielin, dhe partnerin e saj Thierry Grosjean.

Në një intervistë për “S’e luan topi”, Thierry ka treguar sa i vështirë ka qenë ky vit i parë pa Hueydën, për të dhe Gabrielin.

“Është e vështirë, patjetër. Më mungon shumë ajo. Është përherë e vështirë, edhe tani që ka kaluar një vit, përsëri nuk është e lehtë. Është një aventurë e re për mua dhe Gabrielin, të jetojmë pa Hueydën. Nuk është e lehtë për ne, siç mund ta imagjinoni. Por ne kemi një familje të madhe, kemi shumë miq. Marrim shumë dashuri nga Shqipëria, nga Tirana dhe njerëzit në përgjithësi. Mundohemi dhe bëjmë më të mirën për të vazhduar jetën pa të. E di se na sheh mua dhe Gabrielin dhe është shumë krenare për gjërat që bëmë gjatë këtyre muajve dhe si e përballuam këtë periudhë”, -u shpreh Thierry duke shtuar se Hueyda është engjëlli i tyre mbrojtës.

Më tej ai rrëfeu se Gabrieli është më i fortë se ai, madje e këshilloi para programit të mos qante kur të shihte foton e Hueydës.

“Pikërisht përpara kësaj interviste më tha: ‘Babi kujdes! Të lutem mos qaj përpara gjithë shqiptarëve kur të shohësh foton e mamit’. Po, atij nuk i pëlqen aq shumë që unë të qaj, ai është fëmijë, e kupton situatën,” -përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat