Zbulohet se kur do të fillojë Big Brother VIP 2

Mediale Vip

Zbulohet se kur do të fillojë Big Brother VIP 2

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:03
Arbana Osmani

Pyetja më e shpeshtë që po i bëhet Arbanës këto kohë është se kur do të nisë Big Brother VIP 2. Megjithëse ajo ka preferuar të mos e zbulojë ende, lajmi po qarkullon sot në media.

Sipas VIP Magazine, BBV Albania 2 do të nisë transmetimin më 24 dhjetor, natën e Krishtlindjeve. Po ashtu, mësohet se shtëpia e re do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për produktin final tashmë janë drejt përfundimit.

Dje, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Arbana u pyet nëse do të udhëtojë për festat e fundvitit. Moderatorja e mohoi duke mos e thënë arsyen, por duke publikuar një foto nga studioja e Big Brother.

Po ashtu, këtë fundvit Arbana do të prezantojë edhe Festivalin e Këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat