Kur e kuptoi që Almeda Abazi ishte e duhura? Tolgahan Sayisman i shkrin të gjithë së qeshuri me përgjigjen e tij

Mediale Vip

Kur e kuptoi që Almeda Abazi ishte e duhura? Tolgahan Sayisman i shkrin të gjithë së qeshuri me përgjigjen e tij

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 10:45
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar edhe atë turk.

Çifti ishin të ftuar së fundmi në “Zemër Luana” ku kanë zbuluar detaje të pathëna më parë për marrëdhënien e tyre.

Gjatë lojës, aktori turk është pyetur nga Almeda se kur e ka kuptuar që ajo ishte e duhura.

 “Kur e kuptove që isha unë shpirti yt binjak”?- e pyet ish-Missi.

Kur kemi ngrënë qofte”– u përgjigj Tolgahan, duke shkaktuar të qeshura në studio, ndërsa Almeda u shpreh se bashkëshorti i saj e paska humbur komplet romanticitetin.

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat