Krah fotove sensuale të Ritës, Vera bën komentin tipik të mamave shqiptare!

Mediale Vip

Krah fotove sensuale të Ritës, Vera bën komentin tipik të mamave shqiptare!

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:09
Rita Ora dhe Vera Ora

Rita Ora është një nga artistet me të cilën në të gjithë krenohemi për gjithë sukseset ndërkombëtare që ka arritur. Ajo është shumë aktive edhe në rrjetin e saj social Instagram ku vazhdimisht ndan momente nga puna, përditshmëria e saj por nuk mungojnë as fotot apo videot sensuale, sikurse ka ndodhur së fundmi.

Rita ka realizuar një set fotografik të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj, duke arritur të marrë me mijëra pëlqime dhe komente komplimetuese, në mes të të cilëve ka spikatur komenti i mamasë së saj, Vera Ora, e cila njihet si një grua që i ka ruajtur traditat shqiptare, dhe këtë shpesh e tregojnë deklaratat apo komentet e saj. Vera Ora i vuri në dukje së bijës se është ulur me këpucë në divan, koment të cilin e ka shkuar në gjuhën shqipe dhe e ka shoqëruar me një emoji me të qeshur,

“Qy me kpuca në kauq, s’po ndigjon”.

Kujtojmë që Vera në një intervistë të dhënë kur ishte në Shqipëri u shpreh se kur Rita është në shtëpi, ajo kryen punë shtëpie ashtu sikurse çdo anëtar tjetër i familjes, pa dallime, “Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat