Nga ‘xhelozitë’ e partnerit dhe deri tek miqësia e ngushtë me Elvana Gjatën, rrëfehet Julka Gramo

Mediale Vip

Nga ‘xhelozitë’ e partnerit dhe deri tek miqësia e ngushtë me Elvana Gjatën, rrëfehet Julka Gramo

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 09:00
Julka Gramo

Julka Gramo është një ndër konkurrentet në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dheGra’, këngëtarja është pyetur nëse bashkësnhorti i saj bëhet xheloz për partnerin e saj në spektaklin e kërcimit pasi ajo kalon një pjesë të madhe të ditës me të në prova.

Pjesë nga biseda:

Dalina: Ti thua ngela gjithë kohës me Silvesterin…

Julka: Është e vërtetë.

Dalina: Si i tingëllon Andit?

Julka: Një gjë normale sepse ndoshta burri im nuk është nga ata burrat tradicionalë të tipit pozicioni burrë- grua, gruaja rri në shtëpi  dhe nuk mund të dalë me dikë tjetër. Nëse do të ishte kështu nuk do të ishte bashkëshorti im, Andi është artist vetë, ka qenë në skenë, ka qenë dj kohë më parë, madje edhe në disa vende në Itali që do isha shumë xheloze, është shumë interesante, por aspak, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Madje janë njerëzit që e ngacmojnë që pas asaj sparkatës së famshme. Kur e shohin i thonë ‘Andi mirë ee’? 

Fatma: Duke ditur që është një ndër menaxherët më të mirë në Shqipëri si të shikon nga ana artistike?

Julka: Është kritik më tepër nga ç’duhet.

Këtë javë në “DWTS”, këngëtarja Elvana Gjata është një nga të ftuarit special të natës dhe do të jetë pjesë e jurisë për të vlerësuar të gjithë konkurrentet.

 “Më kanë pyetur dhe është kjo kurreshtja, yy është Elvana në juri, djemtë e mi më thanë uu është Elvana ajo do të japë 10 se jeni shoqe. Problem është se kur ke të njohur në juri ose do e hash do marrësh 6, 5 ose gjithë të tjerët do marrin të gjithë 10-ta prej meje që mos të vihet në siklet”– u shpreh Julka.

Theksojmë se Julka dhe Elvana janë mikesha të ngushta prej shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat