Aktorja shpjegon pse nuk u bën fëmijëve dhurata për festat e fundvitit!

Mediale Vip

Aktorja shpjegon pse nuk u bën fëmijëve dhurata për festat e fundvitit!

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 06:02
Drew Barrymore

Vajzat e Drew Barrymore, 8 dhe 10 vjeç, nuk do t'i hapin dhuratat nën pemë në mëngjesin e Krishtlindjeve ose Vitit të Ri. 

Aktorja ka një qasje tjetër sa i përket dhuratave të fundvitit.

"Unë i çoj gjithmonë në një udhëtim çdo Krishtlindje. Nuk u marr dhurata, të cilat mendoj se në moshat e tyre nuk i pëlqejnë. Mendoj se të gjithë ne do të kujtojmë vendin, fotot dhe përvojën nëse udhëtojmë."

Barrymore sqaron se nuk është nga ato nënat që nuk u bëjnë kurrë dhurata fëmijëve, por thjesht ka zgjedhur diçka ndryshe për Krishtlindje.

"Do të investoja gjithnjë në një udhëtim sesa në diçka tjetër", thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat