Aktorja e famshme: Gratë pas të 40-ve janë më seksi

Mediale Vip

Aktorja e famshme: Gratë pas të 40-ve janë më seksi

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:52
Kate Winslet

Kate Winslet tha se gratë pas të 40-ave janë më seksi ndërsa theksoi se çdo femër duhet të pranojë veten dhe të metat pas kësaj moshe. Aktorja fituese e çmimit Oskar tha se gjërat ndryshojnë me kalimin e moshës.

“Unë jam 47 vjeç dhe ka disa gjëra që nuk janë ashtu siç do të donit të ishin. Por kështu është realiteti,” tha ajo

“Mendoj se kur femrat  kalojnë të 40-at, veçanërisht të 45-at, dhe mendojnë se ky është fillimi i rënies së bukurisë së tyre.

Disa situata ndryshojnë por ne duhet të përpiqemi për të treguar të kundërtën,” shtoi Kate Winslet. Madje ajo ka theksuar se pas moshës 40-vjeçare femra duhet të ndihet më e sigurt për veten e saj, duke qenë se ka fituar disa përvoja.

“Jemi bërë më “femra” në të 40-at, jemi më dinamikë, më seksi. Ne jemi më shumë vetvetja, kemi mundësinë të flasim për atë që mendojmë dhe të mos kemi frikë nga ajo që mendojnë të tjerët për ne, të mos kujdesemi aq shumë për pamjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat