Një super suprizë për Vit të Ri po vjen nga Bani Rama me Shefo Ibo

Mediale Vip

Një super suprizë për Vit të Ri po vjen nga Bani Rama me Shefo Ibo

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:07
Bani Rama me Shefo Ibo

Ai është një prej muzikantëve më të mirë shqiptar që jeton në Diasporë e pas rikthimit të fuqishëm me një supervideo orkestrale, ska më të ndalur.

Po flasim për mjeshtrin e muzikës Bani Rama, i cili me projektin e rradhës do të vijë në ndërrimin e fundvitit këtë herë në bashkëpunim me kolegun e tij Shefo Ibo.

Ne mësojmë se projekto do të jetë një super orkestrale e punuar dhe me klip e ku Bani Rama është vetë krijuesi e ideatori e ka dashur ta ftojë edhe muzikantin tjetër Shefo Ibo e ata kanë paralajmëruar me njē coming soon se do do të jetë një super projekt. Kështu ndërrimin e viteve do ta presim me muzikë të bukur e argëtuese nga ata të dy ku ne do tju informojmë edhe kur të publikohet video me 31 dhjetor.

Video e fundit ishte një orkestrale ardhur me progonistë interesantë në klip që Bani Rama e kishte titulluar në gjermanisht që muzika e bukur shqiptare të dëgjohet edhe atje ku ai jeton.

Tani jemi në pritje dhe mjaft kureshtarë për projektin në duet që po vjen./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat