Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në “BBVK”, Mozzik vendos pikat mbi ‘i’ në lidhje me ‘teoritë’ e Getinjos

Mediale Vip

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në “BBVK”, Mozzik vendos pikat mbi ‘i’ në lidhje me ‘teoritë’ e Getinjos

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:42
Mozzik dhe Getinjo

Që prej nisjes “Big Brother VIP Kosova” një ndër banorët që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është reperi i njohur, Getinjo i cili është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të BBVK.

Teoritë e tij të ‘ çuditdshme’ kanë marrë vëmendjen e publikut ku së fundmi janë bërë dhe viralenë rrjetet sociale

Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.

Pasi tha se toka është e rrafshët, diçka për të cilën ai është i bindur dhe më pas beson se arma e zjarrit-kallashi është zbuluar në Kamenicë, ai tani ka folur edhe për arritjen e njerëzimit në hënë.

“Përderisa deri në 10 vitet e fundit njerëzimi e ka besuar se flamuri i Amerikës është valëvitur në hënë, që ka dalë gënjeshtër”- u shpreh ai.

Mirëpo pas këtyre deklaratave të reperit ka ardhur dhe reagimi i vëllait të tij Mozzik. Me anë të një postimi në Instagram artisti ka postuar mnjë foto të Getinjos ku krahas saj shkroi: “Shkollë”.

Image
Getinjo

Duket se reperi ka lënë të nënkuptojë se i mbështet teoritë e vëllat të tij dhe se është një njeri i lexuar por mbi të gjitha po i jep disa informacione banorëve të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat