Capital T dhe Irkenc Hyka publikojnë bashkëpunimin “Dashnisë”

Mediale Vip

Capital T dhe Irkenc Hyka publikojnë bashkëpunimin “Dashnisë”

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:38
Capital T dhe Irkenc Hyka

Dy artistë të njohur janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri muzikor.

Reperi i njohur Capital T dhe këngëtari Irkenc Hyka kanë lansuar bashkëpunimin me titullin “Dashnisë”.

Kënga erdhi me muzikë nga Irkenci ndërsa teksti është shkruar nga Capital T dhe Olsi Bylyku.

Miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga JoJo teksa ana vizuale iu besua Valon Aziri.

Projekti tashmë gjendet në kanalin e YouTube dhe platforma të tjera.

Të dy përndryshe mbesin aktiv me projekte të tjera muzikore, pak ditë më parë Trim Ademi (emri i plotë) lansoi këngën solo “Hera e fundit”.

Ndërkohë, ky bashkëpunim i Irkencit vjen pas atij me këngëtaren Yllka Kuqi “Ma do zemra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat