Edon Shileku e thotë me krenari në BBVK se ka performuar shqip në mes të Beogradit

Mediale Vip

Edon Shileku e thotë me krenari në BBVK se ka performuar shqip në mes të Beogradit

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 23:51
Edon Shileku

Edon Shileku apo siç njihet me emrin artistik, Victoria Owns, është kthyer në një nga banorët më të përfolur në Big Brother VIP Kosova.

Ai fillimisht nxiti një debat të madh me hyrjen në këtë spektakël, e më pas për rrëfimet e njëpasnjëshme që bëri.

Së fundmi në një diskutim me banorët, aktori shqiptar tha se ka performuar në gjuhën shqipe në mes të Beogradit.

Në një pjesë të shkurtër të ndarë në rrjete sociale, ai shihet duke e interpretuar këngën edhe para konkurrentëve.

I njëjti me krenari e theksoi se si Victoria performoi në mes të kryeqytetit të Serbisë.

BBVK nisi të hënën (5 dhjetor) nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat