Majk ‘thumbon’ hapur kolegët e tij

Mediale Vip

Majk ‘thumbon’ hapur kolegët e tij

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Majk

Reperi i njohur, Majk mbetet njëri ndër artistët më të dashur për publikun.

Majk numëron bashkëpunime të shumta me emra të njohur të estradës, ai së fundmi nuk i ka kursyer as thumbat për disa prej tyre.

I ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Majk nuk ka hezituar të përgjigjet në pyetjet pikante në lidhje me kolegët e tij.

Kur u pyet se cili prej ‘artistëve kopjon më shumë, fillimisht reperi hezitoi të përgjigjet megjithatë në fund e tha emrin e reperit nga Shqipëria, Noizy.

Ndërkohë, në pyetjen se cili prej reperëve ‘duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-muzika direkt”, Majk nuk ka hezituar që të thotë emrin e reperit Don Xhon.

Kujojmë se kënga fundit e Majk është bashkëpunimi me Bardhin “Përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat