Nisur nga përgjigjja e Jonida Vokshit, ç’të thuash kur dikush të pyet: “Sa e ke rrogën?”

Mediale Vip

Nisur nga përgjigjja e Jonida Vokshit, ç’të thuash kur dikush të pyet: “Sa e ke rrogën?”

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:13
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi u dha mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje dhe mes atyre të publikuarave, na ra në sy pyetja: “Sa paguhesh për “Big Brother”?” dhe me thënë të drejtën, e hasim shpesh, edhe pse nuk moderojmë “Big Brother VIP Kosova”.

Përgjigjja e Jonidës ishte “e bëj për pasion”, sepse sigurisht, pse duhet ta tregojë pagën në Instagram.

Përgjigjja e saj ishte mëse e gjetur, por ja ku po të themi disa alternativa të tjera, për t’iu shmangur me stil pyetjes së sikletshme dhe të bezdisshme:
 
“Mjaftueshëm sa për të jetuar dhe plotësuar ca qejfe”

Kështu, shmang edhe ato fjalitë: "Ngele duke udhëtuar", "Epo nuk di ta menaxhosh lekun, prandaj...", e të tjera.

“Shumë të mirë”

Shkurt, qartë, bukur!

“Sa mendon ti, aq e kam”

Ja pra, të gjithë të lumtur.

“S’më pëlqen ta bëj si muhabet”

Biseda më e shkurtër në botë.

“Paguhem aq sa të vijoj të punoj në të njëjtën kompani”

Pra, je i/e kënaqur me punën, ndaj po rri në (x) kompani.

“Është diçka që e diskutoj vetëm me njerëzit e afërt”

Domethënë, ti nuk je një person i afërt për mua.

Nëse do t'i biesh edhe më troç:

“Rrogën e kam aq sa e kam kërkuar”

“Pse më pyet?”

“Më del e më tepron”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat