Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, detaje që duhet t’i dini, vëmendja tek 10-shi

Mediale Vip

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, detaje që duhet t’i dini, vëmendja tek 10-shi

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të nisë me datë 19 dhjetor. Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e këtij festivali të shumëpritur.

Vetë organizatorët kanë bërë me dije se këtë vit janë 26 këngë pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë që kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj e grupe alternative.

Ka qenë vetë moderatorja, Arbana Osmani, e cila ka zbuluar se të ftuarit specialë të festivalit, do të jenë pikërisht fituesit e Eurosong, Kalush Orchestra nga Ukraina.

“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, është shprehur Osmani.

Vëmendja e Festivalit të RTSH-së do të jetë tek nata e parë dhe peformanca e 10-të në rënditje. Se për kë bëhet fjalë, ndiqeni me 19 dhjetor, këngën e dhjetë në rënditje.

Këtë vit do të jetë publiku që do të përzgjedhë emrin e fituesit të Festivalit. Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat