Vetëvritet me armë zjarri DJ i famshëm i 'Ellen Tv Show'

Mediale Vip

Vetëvritet me armë zjarri DJ i famshëm i 'Ellen Tv Show'

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:45
DJ tWitch

DJ i famshëm i emisionit "Ellen DeGeneres Show", DJ tWitch, është vetëvrarë, ka konfirmuar Page Six.

Burimet thanë për TMZ se zbuluan trupin e tWitch, 40 vjeç, në një dhomë hoteli në Los Anxhelos pasi gruaja e tij, Allison Holker, raportoi në polici se tWitch, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Boss, ishte larguar nga shtëpia pa makinën e tij, gjë të cilën nuk e bënte asnjëherë.

Ai kishte ndërruar jetë nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

Boss filloi të punonte si deejay në shfaqjen "Ellen" në vitin 2014 dhe deri më sot.

Moderatorja e njohur DeGeneres, 64 vjeç, e bëri atë një producent ekzekutiv të emisionit në vitin 2020.

Të gjithë e njohin tWitch për të qeshurën që nuk largohej nga fytyra e tij dhe për muzikën që shoqëronte çdo video virale të Ellen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat