Drake ka qenë prag fejesës 42 herë, por shihni çfarë bëri me të gjitha këto unaza

Mediale Vip

Drake ka qenë prag fejesës 42 herë, por shihni çfarë bëri me të gjitha këto unaza

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:22
Drake

Ky po që ishte 'rich flex', Drake! 

Reperi është shfaqur me një varse të re në publik që po komentohet kudo dhe jo pa arsye. Sepse nuk është një varse e zakonshme. 

Varsja përbëhet nga unaza fejese me të cilat Drake ka dashur tu propozojë ish-të dashurave të tij, por nuk e bëri kurrë një propozim. Dhe e dini sa herë ka qenë gati për tu fejuar? Plot 42 herë! 

Eksperti i bizhuterive Alex Moss ndau një video në Instagram ku tregonte një varse verbues diamanti, me dhjetëra unaza fejese duke shkruar: "Pjesa e re e titulluar "Fejesat e mëparshme" për të gjitha rastet kur ai mendoi për të propozuar dikë, por nuk e bëri kurrë. 42 unaza fejese”.  

Varsja e Drake - që mori më shumë se një vit për t'u përfunduar - ka 42 gurë dhe 351,38 karat në diamante. Për të është përdorur ar i bardhë 18 karatsh. Varsja është përshkruar si "një mrekulli e vërtetë e botës së bizhuterive" dhe një "vepër arti monumentale". 

Ndërsa muzikanti - i cili ka djalin Adonis, 5 vjeç, me Sophie Brussaux - kurrë nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë fejesë, ai më parë ka qenë në lidhje me SZA në 2008-2009 dhe me Rihannën nga 2009 deri në 2016. Lidhje të tjera nga ai nuk janë konfirmuar. 

Që kur varsja u zbulua në mediat sociale, fansat kanë spekuluar në komente se të paktën një nga gurët duhet të përfaqësojë marrëdhënien e tij me këngëtaren e "Diamonds". Në fund të fundit, kur i dha Rihannës çmimin ‘Michael Jackson Video Vanguard’ në ‘MTV Video Music Awards 2016’, Drake tha: "Ajo është një grua me të cilën kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat