Dukej si ujë në lëvizje! Ky fustan i Heidi Klum është një vepër arti

Mediale Vip

Dukej si ujë në lëvizje! Ky fustan i Heidi Klum është një vepër arti

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
Heidi Klum

Heidi Klum bëri një paraqitje elegante në tapetin e kuq të 'Avatar 2: The Wave of Water'. Ndërsa mori pjesë në premierën e filmit në Los Angeles supermodelja i mahniti të gjithë me një fustan të shndritshëm argjendi të tejdukshëm.

Megjithatë, ky nuk ishte një fustan i zakonshëm. Dizajni i tij prej tyli Lever Couture kishte një mëngë skulpturore, dhe pjesën e poshtme asimetrike që përfshinte material prej tyli të prerë në vija të trasha me thekë dhe një të çarë deri në kofshë. Nga pëlhura e argjendtë diafanoze deri te struktura arkitekturore, fustani të krijonte iluzionin optik sikur ishte ujë që lëvizte.

Ylli i "Making the Cut" e kombinoi fustanin me taka të tejdukshme dhe me vathë diamanti. Për t'iu përshtatur më shumë temës së filmit ajo u shfaq me një 'wet look', që bëri të dukej sikur sapo kishte dalë nga pishina.

Bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, veshi një kostum ngjyrë argjendi metalik me një këmishë të ngjashme.

Padyshim ky ishte një nga fustanet më të bukura që kemi parë këtë vit.

Image
Heidi Klum
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat