10 vite bashkë, Jessica Biel tregon sekretin e lumturisë së saj me Justin Timberlake

Mediale Vip

10 vite bashkë, Jessica Biel tregon sekretin e lumturisë së saj me Justin Timberlake

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:18
Jessica Biel, Justin Timberlake

Aktorja Jessica Biel dhe nëna e dy fëmijëve, me bashkëshortin Justin Timberlake shpjegoi së fundmi dha edhe një këshillë se si të jesh një nënë 'ideale'.

“Epo, një nga këshillat më të shpeshta të prindërve ishte ‘nuk mund t’i bësh të dyja në të njëjtën kohë‘,” ndau 40-vjeçarja në “The Drew Barrymore Show”.

“Nuk është lehtë për ta balancuar të gjithë jetën. Ju përpiqeni të jeni pranë fëmijëve, partnerit dhe miqve tuaj dhe keni ende kohë për veten dhe punën. Nuk mendoj se e bëj mirë, domosdoshmërisht. Ndihem sikur jam duke u tërhequr vazhdimisht në një mijë drejtime dhe kur the se gjithçka është perfekte, brenda ka një trazirë të çmendur”.

Jessica, e cila festoi një muaj më parë, 10 vite martesë me Justin Timberlake, foli për përpjekjet e tyre për të kaluar kohë cilësore së bashku pavarësisht orareve të ngjeshura dhe fëmijëve. 

“Justin gjithmonë thotë se nuk duhet të ndalojmë 'dating', duhet të vazhdojmë të bëjmë takime romantike. Dhe ai ka të drejtë,të gjithë duhet ta bëjnë për ta mbajtur lidhjen e gjatë dhe pasionante.“

Dhe sipas terapistëve, një marrëdhënie ka nevojë për risi, takime romantike, aktivitete të ndryshme, në mënyrë që monotonia mos ndikojë në ndjenja dhe entuziasëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat