Lugati zbulon se në vitin 2018 është diagnostikuar me kancer

Mediale Vip

Lugati zbulon se në vitin 2018 është diagnostikuar me kancer

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 00:30
Lugati

Gjatë javës dy prej banorëve, çifti Alisa dhe Urim u kanë bërë një rreng banorëve të tjetër, duke iu thënë se po bëhen prindër për herë të parë.

Reagimi i të gjithë banorëve në fillim ishte pozitiv duke uruar çiftin, por situata ndryshoi brenda pak minutave kur ata kuptuan se ishte një shaka.

Ishte Gjon Karrica (Lugati) ai që pati një reagim më të ashpër duke bërë që të ketë tensione edhe me reperin Stresi.

E gjithë situata u rikujtua në spektralin e sotëm (e premte), por gjatë diskutimi Gjoni zbuloi edhe një lajm të rëndë.

Ai tha se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me kancer që ka bërë që ai ta ketë të pamundur të bëhet sërish baba.

“Ju kisha lut me shumë respekt që të mos më ndërpreni, nuk dua të dëgjojë asnjë fjalë derisa ta përfundojë, në vitin 2018 e mora diagnozën që kam kancer edhe do të thotë ato terapi që janë lënë pasoja tek një mashkull, kam dashur edhe një vajzë ta kemi, ka njerëz jashtë që kanë të njëjtat probleme, mu më vjen shumë keq edhe kur më thanë që ata e kanë profesion, ti po bëjë profesion gënjeshtrën e po paguhesh për këtë profesion, ky është niveli më i ulët që ekziston në shoqërinë tonë, ju kërkojë falje, po mundohem t’i përmbajë lotët, ka shumë vajza dhe meshkuj që kanë të njëjtin ngjarje”, është shprehur Gjoni.

Diskutimi ka vazhduar edhe me banorët e tjetër të cilët kishin qëndrime të ndryshme në lidhje me gjithë situatën.

Ndërsa, kujtojmë që Gjoni ka treguar se tashmë është baba i një djali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat