Kush u eleminua në DWTS: Ja çiftet që kaluan në gjysmëfinale

Mediale Vip

Kush u eleminua në DWTS: Ja çiftet që kaluan në gjysmëfinale

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 06:01
“Dancing with the stars”

“Dancing with the stars” shpalli sot konkurrentët e fundit gjysmëfinalistë. Megi Pojanit, e cila u shpall gjysmëfinaliste javën e kaluar, iu bashkua fillimisht Sara Hoxha, Ardit Çuni, Isli Islami dhe Salsano Rapi.

Dy çiftet e mbetur në fund, pas grumbullimit të pikëve të jurisë dhe publikut, ishin Elhaida & Ledian dhe Julka & Silvester. Juria vendosi njëzëri për largimin e këtyre të fundit dhe kaloi Elhaidën në gjysmëfinale.

Mbrëmjen e sotme, konkurrentët patën mundësinë që të kërcenin fillimisht me familjarë/miq dhe më pas me balerinët profesionistë. Salsano Rapi kërceu me bashkëshorten, Erjonën; Megi Pojani kërceu me motrat; Elhaida me mikeshën e saj; Sara Hoxha zgjodhi vjehrrin, Agron Vulën; Arditi emocionoi publikun në një kërcim me të ëmën; Isli rrëmbeu pikët maksimale në bashkëpunim me mikeshën e ngushtë, Ori Nebijaj; Julka “u martua” me partnerin, Andi Islamin.

Në mbrëmjen e sotme, bazuar te votimi i jurisë, çiftet u renditën kështu.

1. Isli Islami – 80 pikë/80 pikë 
2. Ardit Çuni – 78 pikë
3. Sara Hoxha – 74 pikë
3. Salsano Rapi – 74 pikë
5. Megi Pojani – 73 pikë
6. Julka Gramo – 68 pikë
7. Elhaida Dani – 66 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat